Gjatë seancës së Kuvendit për votimin e Buxhetit dhe Projektligjit për paga, është votuar edhe Amandamenti 20 nga Komisioni funksional.

Në kuadër të këtij amandamenti, deputetja nga radhët e LVV-së, Albulena Haxhiu ka propozuar një amandament tjetër i cili ka pasur për qëllim ndalimin e shtesave për deputetë.

“Qëllimi i këtij amandamenti është që të mos ketë shtesa për funksionarët. Ta zëmë shembull deputetët e Kuvendit të Kosovës përpos rrogës bazë, marrin edhe shtesa për Komisione Parlamentare, marrin shtesa për Seancat parlamentare, andaj kemi propozuar që këtë shtesë ta kanë vetëm anëtarët e Kuvendit Komunal pasi kanë vetëm njëherë seancë”, ka thënë Haxhiu, raporton Ballkani.info.

Pas hedhjes në votim, amandamenti i propozuar nga Haxhiu pa përkrahjen e Komisionit Funksional nuk morri votat e duhura, me ç’rast nuk kaloi.

Pas votimit, fjalën e morri kryeparlamentari Veseli, i cili me shaka tha se ‘kam pritur nga ju që do t’ia ulni pagën vetes por kjo nuk ndodhi’. /Ballkani.info