Veseli: Me krenari e mall kujtojmë nënën e UÇK-së, nënën Azë

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka kujtuar përmes një shkrimi në Facebook në 22 vjetorin e rënies, nënën Azë Brahimaj,” Nënën e UÇK-së”.

Veseli ka thënë se ajo ishte një trimëreshë e pashembullt, që luftoi bashkë me djemtë dhe vajzat e Kosovës.

“Nuk do ta harroj kurrë përkujdesjen e saj të madhe sikur për djalin e vet, bukën nga duart e saj, fjalët dhe mirësinë e saj, gjatë shumë netëve që kam kaluar në shtëpinë e tyre në Shqiponjë (ish-Jabllanicë), gjatë viteve të hershme të luftës sonë. Nga urtësia dhe shpirti luftarak i Nanës Azë kemi marrë dashuri dhe forcë në rrugëtimin tonë të lirisë. Kujtimi për të do të jetë i përjetshëm. Lavdi!”, ka shkruar Veseli.