Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli u deklarua gjatë seancës së jashtëzakonshme për taksën 100%.
Duke iu referuar kryeministrit Kurtit, Veseli tha se tashmë kanë ndërruar gjërat.
“Kryeministër kanë ndërruar senet, duhet me u sill si kryeministër i një shteti të pavarur. Jo veç ty, po askujt nuk ia mohoi patriotizmin, por me Serbinë duhet me u nda sa më shpejtë, pasha besën çka ke nxjerrë fjalë këtu janë më tepër të një nëpunësi doganor, duhet me e ndalë taksiratin për hir të gjeneratave. Me Serbinë kurrë s’do të mundemi të dialogojmë njerëzisht me të, jo rasisht kemi pasur luftëra e luftëra me shekuj”, tha Veseli.
Tutje ai shtoi se është mirë me Serbinë me qenë fqi nj të mirë, me pas komunikim të mirë, por me rujt Kosovën si shtet i arritur me sakrifica.
“S’je në nënpunës i doganave, i ke rrotullu kamionët e i ke marr tash ata të shkretë pas vetes me tregu se tash gjithçka është në rregull. S’është ashtu. Në opozitë ia vënë flakën vendit, në pozitë gjithçka është mirë”, shtoi ai.







