Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka komentuar veprimin e Qeverisë në detyrë, më saktësisht veprimin e kryeministrit të shkarkuar Albin Kurti për 1 mijë testet për koronavirus të ardhura nga Serbia.

Veseli, në një intervistë, ka thënë se Kurti, nuk është dashur t’ia bëjë këtë favor Aleksandër Vuçiqit, sepse kur je shtet veprimet i bën si shtet e jo duke iu nënshtruar dikujt tjetër, shkruan Insajderi.

Sipas tij, këto teste mund t’i blenin edhe ndërmarrësit e Kosovës, duke përmendur Ramiz Kelmendin, vetëm e  vetëm që mos të bëhet kjo marri.

“Nëse ka dasht me ia bë këtë favor Vuçiqit me 1000 teste të cilët ndërmarrësit tonë kishin mundur me i ble, Ramzi Kelmendi i kish ble veq mos bë këtë marri. Pse nuk e bëri si balancë p.sh mjekët tonë të jenë në Leposaviq, të jenë në Zubin Potok. Ky është mjerimi i një kryeminsitri i cili fjalët i ka tjera e bën diçka tjetër, është amater në politikë”, ak thënë Veseli në Reporteri.

Ai, ka thënë se PDK-ja është akuzuar gjithmonë nga Vetëvendosja, ndërsa veprimet e njëjta të cilat i ka kundërshtuar po i bën tani.

“Nëse Vuçiqi ka përfituar nga 1000 teste që ka dhuruar për tu treguar humanitar çka ka përfituar Kosova . Këtu çdogjë është politike, po flas për një taktizim politik të cilin Qeveria e Kosovës dhe vendi im nuk u dasht me qenë në kaq pozitë turpërurese dhe mi dhënë kredi kaq të madhe pikërisht në përvjetorin e dhunimeve dhe masakrave serbe me i dhënë Qeverisë së Serbsië dhe Vuçiqit kaq kredi”, ak thënë Veseli