Veseli: Kundërshtarët u morën me ne, kurse PDK foli për qytetarët

Kandidati për Kryeministër nga PDK-ja, Kadri Veseli, para mijëra përkrahësve në tubimin përmbyllës të kësaj partie në Prishtinë ka thënë se e “di çfarë i duhet Kosovës, sepse ka dëgjuar në çdo cep të Kosovës kërkesat dhe hallet e qytetarëve”.

Ai më tej ka shtuar se në këto zgjedhje të gjitha partitë politike kundërshtare u morën vetëm me PDK-në, ndërsa PDK-ja ofroi vizionin e vërtetë për ta luftuar korrupsionin dhe ndërtuar një të ardhme më të mirë për të rinjtë në Kosovë.

“Oponentët tanë garuan veç me një mesazh në këtë fushatë, atë kundër, kundër PDK-së. E ne, në vend që të flisnim kundër tyre, folëm për ato që kanë vërtet rëndësi për qytetarët. Ne folëm për luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Ne folëm për krijimin e shanseve të barabarta. Ne folëm për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës. Ne folëm për përmirësimin e sistemit arsimor dhe sistemit shëndetësor. Ne folëm për partneritetin që do ta ndërtojmë me Amerikën. Ne folëm për integrimin në NATO, Bashkim Evropian dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Më e rëndësishmja, ne sqaruam sesi përmes zgjidhjes së këtyre problemeve do t’i mbajmë të rinjtë tanë të çmuar në Kosovë dhe do ta ndërtojmë të ardhmen: për ju dhe për shtetin”, ka thënë Veseli.

Sipas Veselit, pas të dielës kur PDK-ja t’i fitojë zgjedhjet, fillon një tjetër fushatë për ta bërë Kosovën më të mirë çdo ditë.

loading…