Veseli: Kosova t’i ndaloj konvojat që vijnë nga Serbia dhe të hapë kufijt me Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë ku është pritur nga Ambasadori Qemal Minxhozi, me të cilin ka diskutuar për nevojën e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Prishtinës e Tiranës në kohën e pandemisë. Veseli tha se Kosova dhe Shqipëria duhet sa më parë në koordinim të plotë të hapin kufirin për qarkullim të qytetarëve.

“Unë jam në bashkëprunim me të gjithë bartësit e institucioneve në Shqipëri. Falënderoj për kujdesin. Ne jemi shqiptarë, qytetarët duhet të lëvizin si në Drenicë, kufiri të hapet për faktin se qytetarët tanë duhet të lëvizin siç shkuam në Drenicë do të shkojmë edhe në Sarandë dhe Durrës. Po ashtu, duhet të mbrohet edhe shëndeti publik i qytetarëve përmes institucioneve përkatëse dhe instituciomeve të shëndetësisë. Kosova duhet të hapet me Shqiperinë. Duhet të mbrohet Kosova, duhet të bllokohen konvojet e ardhjes masive nga Serbia që po e rrezikojnë stabilitetin dhe Kosovën si shtet dhe këtë në mënyrë urgjente të hapet kufiri. Qytetarët duhet të kalojnë në vendin e tyre në Shqipëri, të shkojnë për pushime si gjithmonë që kanë shkuar tradicionalisht. Komunat duhet ta bartin përgjegjesinë, siç e bartin Saranda e Durrësi ashtu edhe Skenderaj, që të mos bartet rreziku për infesksione”, tha Veseli.

Nga ana e tij, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, e ka falënderuar kreun e PDK-së për vizitën dhe diskutimet për nevojën e thellimit të bashkëpunimit.

“Pata kënqasinë sot që të pres kryetarin Veseli për të shkëmbyer mendime, një informacion të përbashkët lidhur me situatën e koronavirusit në Shqipëri, hapat që janë bërë për bashkëpeunim të mëtutjeshëm të institucioneve të Kosovës dhe Shipërisë që të krijojmë premisa që në një të ardhme të afërt për të parë mundësinë për hapjen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe besoj që me këtë ecuri, besoj që do të kemi lajme të mira në vazhdim”, tha Minxhozi.