Kryetari i Kuvendit

Veseli: Kosova ndjen dhimbje për humbjen e policit hero të ligjit

Kryetari Kuvendi të Kosovës, Kadri Veseli, është shprehur i pikëlluar për vdekjen e policit Izet Demaj në Istog.

Veseli ka thënë se e gjithë Kosova ndjen dhimbje për humbjen e këtij heroi të ligjit

“Jam thellësisht i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e policit Izet Demaj, në Istog. Ai ra në krye të detyrës, duke mbrojtur me jetën e tij qytetarët dhe pronën e tyre. Në këto momente të rënda, e gjithë Kosova ndjen dhimbje për humbjen e këtij heroi të ligjit”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.