Veseli: Kombi ynë të mbaj orientimin gjeopolitik drejt Perëndimit

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka kujtuar në 7 vjetorin e vdekjes mikun e tij Arbën Xhaferi.

Nëpërmjet një statusi në faqen e tij në Facebook, të cilën e ka shoqëruar me një fotografi të kohës së luftës së UÇK-së, Veseli ka thënë se Arbën Xhaferi kujtohet me mirënjohje për aktivitetin e tij patriotik duke u angazhuar me përkushtim çështjes kombëtare gjatë gjithë jetës së tij.

Statusi i plotë i Kadri Veselit:

7 vjet më parë u nda nga jeta miku im, Arbën Xhaferri, i cili ka lënë një gjurmë të madhe në historinë shqiptare jo vetëm si politikan, por edhe si shkrimtar, gazetar dhe intelektual i shquar. Arbën Xhaferi kujtohet me mirënjohje për aktivitetin e tij patriotik duke u angazhuar me përkushtim çështjes kombëtare gjatë gjithë jetës së tij. Ai njihet gjithashtu edhe për punën e palodhur që ka bërë në kultivimin e vlerave të lirisë e demokracisë duke këmbëngulur që kombi ynë të mbaj orientimin gjeopolitik drejt Perëndimit, i cili është edhe vizioni im.

loading…