Veseli kërkon pezullimin e taksës, e Daçiq paralajmëron tërheqje “edhe të një njohje” për Kosovën

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka thënë sot në Kuvendin e Serbisë se shpreson se brenda një ose dy ditë, mund ta njoftojë se edhe një vend tjetër e “ka tërhequr njohjen për Kosovën”.

Kjo tregon edhe një herë për sjelljen destruktive dhe idiote të Serbisë karshi Kosovës, e në anën tjetër kërkon heqjen e taksës.

Mirëpo, ai nuk ka treguar për emrin e shtetit, transmeton Ballkani.info.

Ai po ashtu e ka dhënë edhe një shifër të pasaktë, duke thënë se deri në vitin 2012, 84 shtetë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Që nga viti 2014 kur unë jam bërë ministër i Punëve të Jashtme, 13 shtete e kanë tërhequr njohjen për Kosovën, kurse shtatë e kanë pranuar Kosovë. Për një ose dy ditë, shpresoj që mund të njoftoj për tërheqjen e 14-të të njohjes”, ka thënë Daçiq.

Të gjithë këto pretendime të Daçiqit dhe politikës serbe për tërheqje janë hedhur poshtë në vazhdimësi nga Ministria kosovare e Punëve të Jashtme. Asnjëherë Serbia nuk ka arritur të dëshmojë tërheqjen, bile shpesh shtetet që janë përmendur kanë reaguar ndaj Beogradit zyrtar. /Ballkani.info/

loading…