Veseli kërkon bashkim dhe jo përçarje më 6 tetor

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, mbajti tubim me qytetarët e komunës së Fushë-Kosovës.

Të pranishmit në sallë ai i ftoi që të dalin në votime më 6 tetor së bashku me familjarët dhe ripërsëriti disa prej premtimeve të tij.

“Do ta përkrahi rininë tonë, fermerët, për ndërmarrësit do të ulet tatimi. Pensionistëve do t’ua risim pensionet për 80 përqind”.

“Mos u ndani dhe mos u përçani mes vete. Bashkohuni fuqishëm, me 6 tetor e kemi numrin 112 për ta votuar” u shpreh mes tjerash Veseli.

loading…