Veseli: Ju lutem, mos pini kur keni për të vozitur

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë thirrje që të ketë kujdes gjatë vozitjes, pasi që ditëve të fundit ka pasur aksidente të shumta rrugëve të Kosovës.

“Ditëve të fundit mediat janë mbushur me lajme të hidhura për aksidente fatale nëpër rrugët e Kosovës. Sipas Policisë së Kosovës, 52 persona kanë humbur jetën që nga janari i vitit 2019 si pasojë e aksidenteve rrugore, kurse qindra të tjerë janë lënduar”, ka shkruar Veseli.

“Prandaj miq të dashur, ju bëj thirrje që të respektoni sa më shumë rregullat e sigurisë rrugore. Ju lutem të ulni shpejtësinë, vendosni rripin e sigurimit, shmangni përdorimin e telefonave mobil dhe ajo që është më e rëndësishme, mos pini kur keni për të vozitur”, shkruan në fund Veseli. /Ballkani.info/

loading…