Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Kadri Veseli, ka thënë se edhe Dragashi dhe Zhuri i janë bashkuar vizionit të tij për të ardhmen e Kosovës.

Veseli ka thënë se vetëm një qeveri e udhëhequr nga PDK-ja, me mbështetjen e miqve tanë, do ta zhvillojë ekonominë dhe do të krijojë vende të reja të punës.

“Dragashi dhe Zhuri i janë bashkuar vizionit tonë për të ardhmen e Kosovës. Vetëm një qeveri e udhëhequr nga ne, me mbështetjen e miqve tanë, do ta zhvillojë ekonominë dhe do të krijojë vende të reja të punës.
Po ashtu, interesat e përbashkëta me SHBA-në dhe partnerët tjerë na bashkojnë edhe në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Për hapjen e perspektivës për rininë dhe të ardhmen e vendit vendoset më 6 tetor, duke votuar numrin 112. #PDK112”, ka shkruar Veseli.

loading…