Veseli fton qytetarët të dalin të votojnë për Kosovën evropiane dhe aleate të SHBA-së

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka ftuar të gjithë qytetarët të dalin në zgjedhje për të vendosur të ardhmen evropiane dhe lidhjen e ngushtë të Kosovës me SHBA-të.

Veseli ka publikuar në faqen e tij në Facebook edhe çastet e votimit të tij bashkë me bashkëshorten e tij dhe ka ftuar për një proces të qetë e demokratike zgjedhor.

“Zgjedhjet janë ngjarje e rëndësishme për demokracinë e Kosovës dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. I bëj thirrje gjithkujt që është përfshirë në procesin zgjedhor, që të angazhohet maksimalisht për të garantuar zgjedhje sa më të rregullta e të qeta duke respektuar të drejtën e kujtdo për të votuar. Ftoj të gjithë qytetarët që të dalin të votojnë pa ngurrim për fatin e tyre dhe të vendit tonë duke dëshmuar që Kosova është një shtet evropian me demokraci të konsoliduar”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

loading…