Kryeparlamentari Veseli, pas homazheve tek shtatorja e Zahir Pajazitit ka folur për gazetarët në lidhje me takimin e ditës së sotme mes krerëve të shtetit dhe ambasadorit amerikan, Philip Kosnett.
I pyetur se sa është i vërtetë lajmi se ambasadori amerikan është larguar i nervozuar nga takimi, Veseli është përgjigjur shkurt.
“E rëndësishme është partneriteti i shtetit tonë me SHBA-në. Nuk ka sovranitet dhe mbrojtje të territorit të Kosovës pa politika të mençura euroatlantike pa SHBA-në dhe partnerët tanë perëndimorë”, ka thënë Veseli, raporton Ballkani.info.







