Veseli: Fehmi e Xhevë Lladrovci janë dy figurat tipike të luftëtarëve të lirisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit kandidati i kësaj partie për kryeministër, Kadri Veseli, ka përkujtuar heronjët Fehmi e Xhevë Lladrovci me rastin e 21 vjetorit të rënies së tyre.

Veseli tha se Femi e Xhevë Lladrovci janë dy figurat tipike të luftës për liri, të cilët i japin krenari gjithë popullit.

“Heroizmi i Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, dy figurave të mëdha të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që përfaqësojnë figurat tipike të luftëtarëve të lirisë, ne bashkëluftëtarëve dhe popullit tonë, na jep gjithmonë shumë krenari”, ka shkruar kreu i PDK-së.

Veseli ka përkujtuar edhe Fatime Hetemin, e cila sot shpallet “Hero i Kosovës”, e që ra bashkë me Fehmiun e Xhevën., duke thënë se ata e motivojnë për të punuar për vendin.

“Fehmiu, Xheva, Fatimja dhe çdo dëshmor janë frymëzim dhe motiv për ne, për të punuar më shumë dhe për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë në atdheun tonë”, ka përfunduar kandidati i PDK-së për kryeministër.

loading…