Barazimi me Ishujt

Veseli: Falemnderit djemve të Kosovës për një lojë me zemër

Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka uruar Kombëtaren e Kosovës për një pikë të fituar sonte kundër Ishujve Faroe.

“Falemnderit djemve të Kosovës për një lojë me zemër, si çdo herë tjetër. Një pikë e rëndësishme, për ta vazhduar garën si lider të grupit. Ne do të jemi në çdo ndeshje me ta. ??”, ka shkruar Veseli.