Kryekuvendari

Veseli: Falë dëshmorëve sot nuk kemi kufij mes shqiptarëve

Ushtria Çlirimtare e Kosovës e ka shënuar fitoren e parë në luftë me komandantin Adem Jashari dhe Abedin Rexha, ka thënë Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit, në fjalimin e tij të mbajtur në inaugurimin e memorialit në Marinë të Skenderajt.

Ai po ashtu ka thënë se falë gjakut të tyre sot nuk kemi kufij mes shqiptarëve të Kosovës dhe të Shipërisë.

Veseli në fund ka kërkuar nga të gjithë që të jemi së bashku e që të punojmë dhe të ecim përpara, raporton ballkani.info.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës e ka shënuar fitoren e parë në luftë me komandantin Adem Jashari dhe Abedin Rexha. Komandant Kapuqin të cilin e kanë njohur të gjithë, ka qenë hero i vërtet dhe nuk ka pasur vend ku Mujë Krasniqi nuk ka qenë aty, për t’i thënë jo kufijve mes shqiptarëve. Kjo edhe është arsyeja pse sot nuk kemi kufij mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë”, ka thënë Veseli. (Ballkani)