Veseli: Është hipokrizi të mendohet për zgjedhje të jashtëzakonshme në këtë situatë!

Ka përfunduar edhe takimi i tretë i planifikuar për sot, ai mes presidentit Thaçi dhe liderit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit.

Pas këtij takimi, Veseli tha se PDK-ja është opozitë dhe se është hipokrizi të mendohet për zgjedhje të jashtëzakonshe në këtë kohë pandemie.

“Krejt ajo çka kërkojmë ne si PDK është të respektohet kushtetuta dhe të mbrohet vullneti i qytetarëve, vetëm keni parayshë faktin e pandemisë, ne nuk e dijmë kur do të përfundojë kjo çështje, është hipokrizi të folet për zgjedhje të jashtëtakonshme në këtë kohë, sidomos kur e dijmë që ajo nuk mundet të ndodhë brenda 45 ditësh”.