Veseli e quan lajm të keq shkarkimin e Hajdarit dhe dorëheqjen e Gashit nga AKP-ja

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka cilësuar si lajm të keq shkarkimin e Ekrem Hajdarit nga posti i drejtorit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit si dhe dorëheqjen e sapodhënë të Petrit Gashit nga pozita e kryesuesit të bordit të kësaj Agjencie.

“Shkarkimi i z. Hajdari dhe dorëheqja e z. Gashi janë lajm i keq për Kosovën. Kam pasur një bashkëpunim të shkëlqyer me ta, si institucion dhe si profesionistë”, tha Veseli për Kallxo.com.

Petrit Gashi sot gjatë ditës publikisht ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga posti i kryesuesit të bordit.

Pak ditë më parë u shkarkua edhe drejtori Ekrem Hajdari nga bordi i drejtorëve të kësaj agjencie.