Kryeparlamentari Veseli pas mbledhjes së kryesisë të Kuvendit, ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për zhvillimet e fundit në vend.
Veseli ka përsëritur edhe njëherë se duhet të ruhen raportet e mira me SHBA-të.
I pyetur se a është i vërtetë lajmi se zyrtarët amerikan kanë paralajmëruar se në rast se nuk hiqet taksa, SHBA-ja do të largojë trupat e saj nga baza amerikane në Bondsteel, Veseli nuk ka dhënë përgjigje konkrete.
“E vërteta është se ne duhet të jemi serioz dhe të mençur në raport me SHBA-të. Raportet me SHBA-në nuk duhet të cënohen asesi, andaj duhet të kemi kujdes. Në vend se ne të ishim në dialog për arritjen e një marrëveshje dhe të mirreshim me zhvillimin ekonomik të vendit tonë, ne jemi ende duke u marrë me probleme të brendshme”, ka thënë Veseli, përcjell Ballkani.info.
Ndër të tjerash, Veseli ka thënë se fajin e kanë edhe mediat kur po i mbështesin disa veprime të dëmshme për vendin tonë. /Ballkani.info







