Kryeparlamentari Veseli ka thënë pas Mbledhjes së Kryesisë, që prej se ka qenë në krye të Kuvendit, është munduar ti japë hapësirë opozitës.
“Jam munduar gjithmonë t’i jap hapësirë opozitës që nga koha që jam në krye të Kuvendit. Edhe sot ka ndodhur e njëjta gjë, kam respektuar kërkesën e tyre për thirrje të seancës të jashtëzakonshme. Por pastaj doli që dy nga nënshkrimet janë falsifikuar apo janë përdorur lista të vjetra për të thirrur seancën e jashtëzakonshme” ka thënë Veseli, percjell Ballkani.info.
Kryeparlamentari Veseli më tutje ka thënë se i respekton të gjitha vendimet apo kërkesat e opozitës por jo të krijohet precedant. /Ballkani.info/







