Veseli: Do ta zhvendosim TVSH-në nga kufiri në brendësi të vendit (VIDEO)

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se nëse vjen në pushtet do ta bëjë zhvendosjen e TVSH-së.

“Ne, për herë të parë në rajonin tonë, do ta bëjmë zhvendosjen e pagesës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nga kufiri në brendësi të vendit, aty ku ndodh transaksioni mes shitësit dhe blerësit”, ka shkuar Veseli.

Ai thotë se kjo do të ndikojë në rritjen dhe zhvillimin e bizneseve dhe në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik.

“Rritja dhe zhvillimi i bizneseve në ekonomitë e tregut nxit rritjen dhe zhvillimin ekonomik në çdo vend, në çdo shoqëri”, ka përfunduar ai.

loading…