Veseli: Brenda këtij viti Kosova bëhet me ushtri

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, derisa ka deklaruar se do të kryejë përgjegjësitë e tij në raport me qytetarët.

Në lidhje me vendimin që të enjten të mbahet seanca e radhës, ku pritet të shqyrtohen në lexim pakoja e projektligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kryeparlamentari Kadri Veseli njëherit kreu i PDK-së, është shprehur i bindur që brenda këtij viti Kosova do të bëhet me ushtri, njofton Klan Kosova.

Veseli tha se e gjithë kjo do të arrihet me mbështetjen e të gjithë partnerëve ndërkombëtarë.