Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se Evropa çdo vit po merr të rinjtë e Kosovës duke iu dhënë viza të punës, derisa nuk e japin liberalizimin e vizave.
Sa i përket, liberalizimit të vizave, ai tha se çdo vonesë që po bëhet nga BE, është problemi i tyre, derisa sipas tij, Kosova ka plotësuar çdo kusht për liberalizimi.
“Çdo vit po na i marrin të rinjtë, po u japin viza të punës. Ndërsa nuk po ua japin liberalizimin e vizave”, tha ai.I pyetur se a po e lëkund koalicionin PAN, çështja e anëtarëve të KQZ-së.”Koalicioni çdoherë lëkundet prej vetvetit, por ende është duke qëndruar”







