Vesel Kurtishaj: Jam mirë, më falni që ju kam shqetësuar

Pas rënies pa ndjenja në tokë përgjatë transmetimit direkt, fituesi i spektaklit “Big Brother Albania 8”,Vesel Kurtishaj ka konfirmuar se ndjehet mirë.

Reagimin Kurtishaj e ka bërë nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, teksa ka kërkuar falje për shqetësimin.

“Shoqni, me falni shume qe ju kam shqetesu. Ke vetem moment qe su ndjeva mire. Jam mire e faleminderit shume per interesimin”, ka shkruar ai.

Në pamjet përgjatë transmetimit direkt, Kurtishaj u pa duke rënë në tokë pa ndjenja pasi u ngrit në këmbë.