këngëtarja

Vesa Smolica publikon këngën “Mbret i Tradhtisë” VIDEO

Kjo kënge vjen pas remixit “Mora Testin” vitin e kaluar dhe është me tekst e melodi nga Vesa, realizuar nga producenti  i PINT, K Master me të cilin këngëtarja bashkëpunoi për të tretën herë me radhë.  

‘Mbret i Tradhtisë’ siç e ka potencuar këngëtarja është këngë përzemër për të, ku flet për një histori dashurie me pabesi, përshkrimin e të cilës e shohim edhe në videoklipin e realizuar nga Trigger Production, nën krijimet e dizajnerit Egzon Kazagiqi e make up-it te Fionës e njohur me emrin artistike The Spoiled Daughter dhe stilistit të flokëve Kacit.

Këngëtarja në anën tjetër vazhdon të këndoj live bashkë me band në mbrëmje të ndryshme muzikore. /Ballkani.info/