Vesa Smolica interpreton në Poloni për hir të shoqatës ‘From The Depths’

Vesa Smolica ishte e ftuar speciale në Varshavë.

Vesa Smolica ishte një nga artistet e ftuara në evenimentin e organizuar nga shoqata ‘From The Depths’.

Ky organizimin është bërë për t’i nderuar të gjithë ata që i ndihmuan dhe strehuan hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore, në mesin e të cilëve janë edhe shqiptarët.

Ndër të ftuarit special ishte edhe këngëtarja Vesa Smolica që interpretoi këngën e saj ‘Hallelujah’, dhe është shprehur tejet e nderuar që ishte pjesë e një organizimi të tillë.

“Në Varshavë të Polonisë. Ishte kënaqësi dhe nder për mua të performoj në evenimentin për nder të atyre që strehuan dhe ndihmuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore organizuar nga shoqata ‘From The Depths’”, ka shkruar këngëtarja në një postim në Instagram.

loading…