Vesa Luma publikon disa imazhe të reja nga dasma me Big Bastën, të papublikuara më parë

Pas qëndrimit për pothuajse gati një vit në vendlindjen e saj, në Prishtinë, këngëtarja Vesa Luma është rikthyer së fundmi në Zelandën e Re.

Ajo u zhvendos bashkë me burrin dhe djalin e tyre për në shtetin e largët vite më parë, për të nisur një jetë të re dhe tashmë janë banorë rezidentë të këtij shteti.

Me gjithë kohën e bukur që shijon atje, vesa ndjen shumë mall edhe për familjarët e saj dhe vitet e kaluara këtu.

Së fundmi, ajo duket të jetë prekur nga nostalgjia e dasmës së saj me Big Bastën, e organizuar në vitin 2014 në Kalanë e Sarandës.

Duke shikuar xhirimet e dasmës, këngëtarja Luma ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në InstaStory disa imazhe, të papublikuara më parë.

E veshur me fustanin e bardhë të nusërisë, Vesa duket të ketë shijuar ditën më të bukur të jetës së saj, në datën kur u martua.

Për nga aspekti i prurjeve muzikore, këngëtarja nga Prishtina solli vetëm një baladë këtë vit në bashkëpunim me Denik Prizrenin, teksa u deklarua muaj më parë se për momentin nuk po gjen më frymëzim për të bërë muzikë.

loading…