Vesa i bën floktë e kuqe për 28 nëntor, ja si duket

Ajo pasnesër do mbajë koncert në Tiranë, në ‘Natën e bardhë’.

Por, ndonëse akoma nuk është bërë 28 Nëntori, Vesa Luma ka zgjedhur ta urojë më herët, shkruan Ballkani.info.

Ajo ka hedhur një fotografi në Instagram ku shihet që së bashku me të birin ishin veshur me veshje kombëtare.

“Urime festen e 28 nentorit te gjithe shqiptareve kudo qe ndodhen” janë fjalët e saj.

Nga ana tjetër, në këtë imazh vërehet edhe se si flokët e këngëtares janë bërë me nuancë të kuqe, duke u përshtatur pak a shumë me ngjyrën e kuqe të flamurit./Ballkani.info/

https://www.instagram.com/p/BqsWqv3lXzi/?utm_source=ig_web_copy_link