Një raport i fundit nga organizata Amnesty International ka vërtetuar se gjatë sulmeve izraelite në Gaza, është përdorur fosfor i bardhë.
Më parë, Izraeli i ka mohuar se ka përdorur këto armë të kalibrit të rëndë, të cilat janë toksike dhe mund të digjen deri në temperatura 800 gradë Celsius.
Mirëpo, sipas Amnesty International, ka prova të qenësishme se këto armë janë përdorur dhe ka verifikim me anë të pamjeve, duke saktësuar se ato janë furnizime amerikane për Izraelin.
Mohimi nga ana e Izraelit erdhi pasi Human Rights Watch të enjten i akuzoi ata për përdorimin e fosforit të bardhë në Gaza dhe Liban, duke i vënë civilët në rrezik serioz, pas një analize të videos së konfliktit.
Ahmed Benchemsi i HRW-së shpjegoi për “Al Jazeera” se organizata e tij kishte qenë në gjendje të verifikonte videot që tregonin fosfor të bardhë që ishte gjuajtur nga ajri më 10 dhe 11 tetor, dhe kishte kryer intervista me dëshmitarë, si dhe duke përdorur ekspertë dhe specialistë për të analizuar përshkrimet e dëshmitarëve dhe video.
Benchemsi tha se fosfori i bardhë mund të përdoret për “taktika të ndryshme ushtarake, qoftë për të shënuar apo sinjalizuar apo errësuar si një perde tymi, apo si një armë për të vënë zjarrin”.
IDF denies using white phosphorus, but we at @amnesty verified images of Israeli forces on October 9 near Sderot with artillery shells labelled D528 – the US Department of Defense Identification Code for white phosphorus-based rounds.
— Marija Ristić (@Marien__R) October 14, 2023
From Sderot, northern Gaza is within range. https://t.co/Wfaf8d6ju2 pic.twitter.com/fDIZSGMaJt







