Lirimi Mehmetaj

Vërtetohet | Nexhmedin Spahiu nuk ka doktoraturë (Foto)

Gazetari Lirim Mehemtaj, javë më pare në një emision televiziv është përballur me analistin politik, Nexhemdin Spahiun, ku ky i fundit u paraqiste se është doktorant në Universitetin e Prishtinës, shkruan Ballkani.info.

Përmes një postimi në Facebook, Mehmetaj ka shkruar se sot është një ditë e rëndësishme ku gjatë ditës do të publikohet edhe dokumenti vjedhës multimilionësh I Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu.

“Sot e kemi një ditë shumë të rëndësishme përpara ku do të publikojmë me dokumente vjedhjen multimilionëshe të Liburn Aliut me vartësin e tij Naser Hafizin, por më lejoni ta bëjë vetëm këtë postim përfundimtar për mashtruesin e studiove publike Nexhmedin Spahiun.

Ai tutje ka shkruar se pasi kanë kontrolluar të gjithë dosjen digjitale dhe fizike, për më shumë se 1 muaj, kanë arritur të konfirmojnë se Nexhmedin Spahiu nuk ka asnjë doktoraturë, në asnjë fushë, të nostrifikuar (vërtetuar) në Kosovë – (kur i përfundon studimet jashtë Kosovës, në mënyrë që të vlejë diploma, duhet të bëhet nostrifikimi). Gjithashtu, nuk kanë arritur të konfirmojnë se Nexhmedin Spahiu ka çfarëdo doktorature të përfunduar në ndonjë universitet të Kosovës.

Gazetari Mehmetaj, ka shkruar se ka shikuar edhe në Universitetin e Tiranës, pasi që kishte pretendime se ai i ka përfunduar studimet e doktoraturës atje, por as atje nuk ka tëmë të mbrojtur.

“Unë gjithashtu kam shikuar edhe në Universitetin e Tiranës, meqë kishte disa pretendime se ai i ka përfunduar studimet e doktoraturës në Tiranë. As atje nuk ka doktoraturë të mbrojtur. Nuk është gjetur doktoratë e tij as në bibliotekën e fakultetit e gjithashtu as në bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, ku me patjetër duhet të gjendet një kopje e secilit person që ka doktoruar në Tiranë”, ka shkruar Mehemtaj./Ballkani.info