Besnik Berisha, avokat i Shaban Gogaj i cili është akuzuar për vrasjen e Agonis Tetajt, ka thënë se epilogu i këtij rasti do të jetë që e njëjta është kryer nga pakujdesia. Ai ka insistuar se kjo vrasje ka qenë aksidentale.

“Unë vazhdoj me shpreh keqardhjen për humbjen e jetës së të riut. Ligji do shpreh epilogun e njëjtë që u dëshmua dy ditë më parë. Pamjet po qe se i interpretohen një nga një edhe unë sot këtu jam i paguar me ardh këtu dhe me fol. Për provat ligji e ka paraparë që të lexohen, administrohen dhe interpretohen një nga një”, ka thënë ai.

Më tutje mbrojtësi i Gogajt deklaroi se pala e dëmtuar nuk kanë pasur prova se vrasja e Agonisit ka qenë e qëllimshme nga klienti i tij.

“Ajo çfarë është drejtësi dhe që daton me shekuj nuk gjykon publiku sepse jemi shtet laik. Obligimi i përfaqësuesit të palës së dëmtuar ishte që të ofronin çfarëdo prove për ta cilësuar një vrasje të rëndë apo të rëndomtë. Siç e keni parë Agonisi nuk ka qenë i vetmi se ka kanë shkuar të shtënat sepse ishin tre persona krah për krahë. Pala e dëmtuar e kanë pasur obligim që t’i ofrojnë gjykatës prova dhe motivin e vrasjes. Pas dy vite e gjysmë ky rast ka ngelur”, ka thënë ai.

“Ky rast do të duhej të dëshmohej që ai kishte qëllim që të rrezikohej jeta edhe e dy kolegëve të tij. Nga momenti kur mbyllet telefonatën të gjithë e bëjnë një lëvizje që nuk vëzhgohen nga Shaban Gogaj. Ai as nuk e ka pasur idenë se ku po shtin as ku janë të tjerët. Vetëdija e tij ka qenë se e ka marr një armë me gaz që lëshon vetëm zhurmë dhe ka shti me të”, ka deklaruar ai në t7.

Lidhur me raportet në mes të Agonis Tetajt dhe të akuzuarit për vrasjen e tij, Berisha theksoi se sic e dëshmojnë edhe videot ishin të mira.

“Deri në sekondën e fundit, ka qesh e ka folur me Shaban Gogaj. Shabani i ka qeros ata. Agonisi u shku i ka ble senet. Shabani atë ditë e kishte ditën më të lumturën të tij, sepse ka pasur fejesë. Vetëm një natë më përpara është ndërruar vend ii armës. Po ta dinte Shabani, nuk është i çmendur që me e vra dikë dhe me fillu me kukatë. Është i ri me dhembshuri dhe vuan edhe sot”, ka pohuar ai.

Më tutje avokati i të akuzuarit tha se arma me gaz dhe ajo e vërtetë që kanë qenë në dollap kanë qenë shumë të ngjashme. Sipas tij ka dalluar vetëm tyta e armës.

“Eksperti ka thënë që i vetmi dallim në mes të revoles me gaz dhe asaj të vërtetë është tyta. Në të kundërtën ai thotë se nuk vërehet. Ai thotë se e kanë madhësinë e njëjtë, formën e njëjtë dhe nuk dallohen”, ka thënë ai.

Rrëfimi i Berishës vazhdon edhe për telefonatën që pranoi Gogaj në momentin kritik.

“Telefonata është sqaruar në gjykatë. Ka qenë vajza e hallës së Shabanit në bjeshkë duke e pritur Shabanin për me festu, pasi nuk ka mundur me e marr motrën e tij që ishte në lokal. Përgjatë kohës sa  Shabani e zhvillon këtë bisedë ata qeshin dhe bëjnë shaka me personin që do të fejohet”, ka deklaruar ai.