Vërshimet shkatërruan shtëpinë e familjes 11-anëtarëshe

Vërshimet në fshatin Tushillë të Skenderajt kanë shkaktuar dëme të mëdha. Shtëpia e familjes 11-anëtarëshe është rrënuar krejtësisht.

Kryefamiljari, Jetullah Imeri ka rrëfyer për vështirësitë që kanë hasur në përballje me vërshimet, teksa thotë se nuk është në gjendje të mirë psikike.

Gjësendet e familjes Imeri janë ende në oborrin e shtëpisë.

Pavarësisht se ka kaluar një javë nga vërshimet, shtëpia dy-katëshe e familjes 11-anëtarëshe nga Tushillë i Skenderajt tashmë është rrënuar krejtësisht, raporton tëvë1.

Kryefamiljari, Jetullah Imeri thotë se ende nuk e ka marrë vetën pas dëmeve që iu janë shkaktuar, teksa falënderon Komunën dhe qytetarët për ndihmën e ofruar.

Duke rrëfyer momentin kur janë përballur me vërshime, ai tregon edhe vështirësitë që kanë përjetuar derisa kanë dal nga shtëpia.

Imeri tregon se dëmet janë të konsiderueshme nga këto vërshime dhe se duhet kohë e gjatë për riparimin e tyre.

Dëmtime ka pasur edhe në shtëpi tjera por edhe në infrastrukturën e fshatit duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.