Vërshimet mbrëmë në kryeqytet si pasojë e reshjeve të mëdha kanë prekur një mori lagjesh.

Nga kjo fatkeqësi natyrore dëme materiale kanë pësuar një numër i madh i qytetarëve dhe bizneseve.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, Sebahate Ahmetaj, doktoresha e një poliklinike në Rrugën B, është shprehur se kanë dëme goxha të mëdha.

“Pas reshjeve të mëdha poliklinika jonë ka pësuar dëme mjaft të mëdha, i gjithë ai vëllim i ujit na është futur brenda në poliklinikë”.

“Na janë thyer edhe xhamat, thjeshtë është një dëm shumë i madh, nuk ka mbetur vend pa u prekur dëmet janë shumë të mëdha”, ka thënë Ahmetaj.