Vërshimet në Skenderaj: Kaq është vlera e saktë e dëmeve të shkaktuara

Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Skenderajt, Besarta Meha-Ademi, me një postim në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se vlera e dëmeve nga vërshimet e muajit janar në këtë komunë, arrin gati 12 milionë euro

Sipas saj, sot Kuvendi Komunal i kësaj komune ka bërë vlerësimin e dëmeve nga vërshimet e para 3 jave, gjithashtu ka miratuar raportin mbi dëmet nga vërshimet.

Meha-Ademi tha se ky raport do të i dërgohet institucioneve qendrore për përkrahje financiare.

Postimi i plotë:

Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur sot seancë të jashtëzakonshme mbi vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e 19 janarit të këtij viti.

Dëmi i shkaktuar nga vërshimet është 11,815,277.69 euro (njëmbëdhjetë milionë e tetëqind e pesëmbëdhjetëmijë e dyqind e shtatëdhjetë e shtatë euro e gjashtëdhjetë e nëntë cent), në ekonomitë familjare, biznese, vetura, bujqësi, arsim, institucione publike dhe infrastrukturë publike.

Pas diskutimeve në këtë pikë dhe sqarimeve nga kryetari Nura dhe kryesuesi i komisionit Aliu, raporti është miratuar me shumicë votash.
Pas këtij procesi, raporti përfundimtar do t’i dërgohet nivelit qendror, për përkrahje financiare në kompensimin e dëmeve të shkaktuara