Vërshimet në Rahovec, komuna kërkon ndihmën e Qeverisë për kompensim

“Sipas asaj që pamë, kemi dëme në amvisëri dhe në bujqësi, vlerësimi i të cilave do të bëhet në ditët e ardhshme”, ka shkruar Latifi.

Postimi i Latifit në Facebook:

Pas situatës së krijuar nga reshjet e dendura dhe të rrëmbyeshme atmosferike sot, gjendja ka filluar të stabilizohet!

Komuna ka intervenuar në të gjitha zonat më kritike në qytet dhe fshatra, sidomos në Rahovec, Brestoc, Fortesë, Pataqan të Poshtëm e Sopniq, ku gjendja ishte më e rëndë.

Problemet më të mëdha janë hasur në qytet dhe në vendbanimet e sipërthëna, ku është dashur edhe angazhimi i “Eko Regjionit”, “KRU Gjakovës”, Njësia e Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit, Policia e Kosovës, kompanitë vullnetare si dhe qytetarë vullnetar, të cilëve ju jemi shumë mirënjohës!