Vërshimet në Mitrovicë: Dëmet ua hodhën poshtë mundin e jetës

Lagjja e Romëve në Mitrovicë të Jugut ishte ndër zonat më të dëmtuara nga vërshimet që ndodhën në disa pjesë të Kosovës më 19 dhe 20 janar të këtij viti.

Për dhjetëra familje në këtë lagje, jeta në shtëpitë e tyre tani është shndërruar në sfidë, shkaku i dëmeve nga vërshimet.

Familjet e dëmtuara u strehuan fillimisht në hotele dhe shkolla.

Tani janë kthyer në shtëpitë e tyre të pastruara, por ende të dëmtuara.

Rreth 25 familje në lagjen e romëve po përballen me sfida të ngjashme.