Ministria e Shëndetësisë

Vërshimet, MSh sërish bën thirrjes që uji i pijes të vlohet para se të konsumohet

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media ka kërkuar edhe të mërkurën që uji i pijes të vlohet para se të konsumohet.

Kjo, kërkesë e tyre po bëhet pothuajse çdo ditë për shkak të turbullirave që kanë ndodhur nga vërshimet.

“Kjo procedurë e vlimit të ujit është aq e thjeshtë dhe e zakonshme, por e domosdoshme për të parandaluar shpërthime epidemike”, thuhet në apelin e MSh-së

Njoftimi i plotë:

QYTETARË TË NDERUAR, VLONI UJIN!
Ju lutemi për kujdes të shtuar!

🔵 Uji para përdorimit patjetër të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike.
Kjo procedurë e vlimit të ujit është aq e thjeshtë dhe e zakonshme, por e domosdoshme për të parandaluar shpërthime epidemike.
▶️ Të shfrytëzohen resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar.
Si pasojë e vërshimeve në pjesën më të madhe të vendit tonë situata me ujë të pijes është vështërsuar dukshëm.
🇽🇰 Qeveria e Republikës së Kosovës ka ngritur nivelin e gatishmërisë me të gjitha institucionet përkatëse.
Ekipet e Institutit Kombëtar po vazhdojnë me vigjilencë të shtuar dhe janë në monitorim të pandërprerë të ujit të pijes.
Të gjitha QRSHP në Kosovë janë në gjendje gatishmërie me ekipe kujdestare pa ndërprerë me specialistët e ekologjisë humane dhe epidemiologjisë dhe po monitorojnë situatën epidemiologjike e cila është në kontroll dhe nuk ka raste të dyshimta të sëmundjeve ngjitëse si pasojë e vërshimeve.

🔴 Duke pasur parasysh se janë regjistruar vlera të shtuara të turbullirës në shumë burime, si pasojë ka vështirësi në trajtim të ujit në zonat me të dhënat e përditësuara (26 Janar 2023):

📌 KRU “Prishtina”- Rajoni Prishtinë: Fabrika në Shkabaj mbetet jashtë funksionit.
Fabrika në Drenas ka startuar trajtimin e ujit me kapacitet të zvogluar.
Për shkak të uljes së kapacitetit prodhues janë duke u zbatuar restriksione në tërë zonat e shërbimit të KRU-Prishtina.
Të gjitha mostrat e testuara në laboratorët e IKSHPK janë brenda standardeve për ujë të pijshëm sipas Udhëzimit Administrativ Nr.10/21 për cilësi dhe konsum human.
Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,2mg-0,3mg/L.
Rekomandohet që uji para përdorimit të vlohet.

📌 KRU “Mitrovica”- Rajoni Mitrovicë: Fabrikat në Shipol- Mitrovicë dhe në Balicë- Vushtrrisë janë në funksion të plotë me trajtimin e ujit.
Në mostrat e grumbulluara, analizat laboratorike fiziko-kimike dhe bakteriologjike rezultojnë brenda standardeve.
Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,2mg-0,3mg/L në tërë zonën e shërbimit.
Për shkak të vërshimeve uji i puseve nuk është i sigurt dhe duhet patjetër të vlohet para përdorimit.

📌 KRU “Hidrodrini”- Rajoni i Pejës: burimin Drini i Bardhë –Radavc dhe burimi Shkozë, Junik.
Turbullira është zvogëluar në burimet Burimi Drini i Bardhë-Radavc, Istog dhe burimi Shkozë-Junik.
Në mostrat e grumbulluara, analizat laboratorike fiziko-kimike dhe bakteriologjike rezultojnë brenda standardeve
Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,2mg-0,3mg/L
Rekomandohet që uji të vlohet para përdorimit.
Në Klinë, mostrat e ujit nuk i përgjigjen standardeve të ujit të pijshëm.
Në mostrat e grumbulluara, analizat laboratorike fiziko-kimike dhe bakteriologjike nuk janë brenda standardeve.
Rekomandohet që uji patjetër të vlohet para përdorimit.

📌 KRU “Gjakovë”- Rajoni i Gjakovës:
Në zonat e furnizimit nga KRU”Gjakova” gjendja e cilësisë së ujit të pijes është e qetë.
Të gjitha mostrat e analizuara janë brenda standardeve të parapara për ujin e pijshëm.
Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,3mg-0,35mg/L.
Në Zaqishtë, Gërçinë dhe Rekë nuk ka turbullirë.
Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,25mg-0,35mg/L.
Furnizimi në Opterushë-vlerat e turbullirës është jashtë standardeve.
Rekomandohet që uji të vlohet para përdorimit.

KRU “Bifurkacioni”- Rajoni Ferizaj: fabrika në Pleshinë, Kaçanik dhe Hani Elezit, të gjitha mostrat e ujit të cilat janë marrë në Ferizaj dhe Kaçanik janë brenda standardeve për ujin e pijes.
Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,2mg-0,3mg/L.
Në ujësjellësin e Shtërpcës, mostrat e ujit nuk përmbushin standardin.
Rekomandohet që uji para përdorimit të vlohet.

📌 KRU “Hidromorava”- Rajoni Gjilan:
Të gjitha mostrat e ujit të cilat janë marrë në Gjilan janë brenda standardeve për ujin e pijes.
Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,2mg-0,3mg/L.
Në Letnicë-Viti ka filluar trajtimi si ujë teknik, andaj rekomandohet qytetarët të mos e pijnë ujin.
Rekomandohet KRU “Hidromorava” të furnizojë qytetarët me ujë të pijshëm.

📌 KRU “Hidroregjioni jugor”- Rajoni Prizren:
Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,3mg-0,4mg/L.
Të gjitha mostrat e testuara në laboratorët e QRSHP Prizren janë brenda standardeve për ujë të pijshëm sipas Udhëzimit Administrativ Nr.10/21 për cilësi dhe konsum human.
ℹ️ IKSHPK/Qendra e ujit rekomandon dhe apelon qytetarët që:
▶️ Uji para përdorimit patjetër të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike.
Kjo procedure e vlimit të ujit është aq e thjeshtë dhe e zakonshme, por e domosdoshme për të parandaluar shpërthime epidemike.
Të shfrytëzohen resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar.
ℹ️ IKSHPK / Qendra e Ujit rekomandon të gjitha Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) me qëllim të stabilizimit të furnizimit:
• Përcjellja e vlerave të turbullirës dhe kujdes i shtuar në procesin e trajtimit
• Kujdes i shtuar në procesin e dezinfektimit
• Mbrojtje të stabilimenteve dhe të burimeve
• Sanimin e gjendjes aktuale në rast të defekteve teknike
• Riparimi dhe debllokimi i pusetave
• Sanimi i dëmtimeve ne rrjetin shpërndarës
Bashkëveprimi i IKShPK/QU dhe KRU-ve me institucionet shtetërore është në kontinuitet deri në qetësimin e situatës.
🔵 Ekipet e Institutit Kombëtar janë në gjendje gatishmërie dhe vazhdojnë me monitorim të rregullt dhe në dispozicion me të gjitha kapacitetet për të ruajtur situatën stabile dhe për çdo përkeqësim të situatës epidemiologjike do të informoheni në kohë reale.