Vërshime në Klinë, mungon edhe energjia elektrike (VIDEO)

Reshje të vazhdueshme të shiut ka pasur thuajse çdo ditë në vend.

Por reshjet e shiut sot kanë shkaktuar vërshime të mëdha në fshatin Zllakuqan të komunës së Klinës.

Në një video të publikuar së fundi shihet se shiu tashmë ka përçuar edhe në katet e para të shumtë shtëpive.

Në Klinë, disa banorë i kanë thënë Ballkani.info se që disa orë mungon edhe energjia elektrike.

Mot i ngjashëm ka mbajtur edhe në pjesë të tjera të Kosovës, përderisa në Istog pati edhe breshër.

Edhe në Prishtinë pasdite pati reshje të shumta, por deri më tash nuk raportohet për vërshime. /Ballkani.info/