Veriu nuk gjen qetësi, dëgjohen katër detonime

Veriu i Mitrovicës nuk po gjen qetësi as sonte. Burime të Demokracia.com thonë se rreth orës 22 katër detonime janë dëgjuar në veri të Mitrovicës, respektivisht në zonën rreth “Tre Rrokaqiejve”.

Nuk është raportuar për të lënduar apo dëme materiale. Po ashtu nuk dihet se çfarë mjetesh i kanë shkaktuar këto detonime.

Ditëve të fundit janë shënuar një sërë incidentesh në veri, duke shkaktuar panik dhe tensione të vazhdueshme.

Ka pasur të shtëna armësh, hedhje granatash e shok-bombash, derisa mbrëmë është plagosur edhe një polic i Kosovës.