Veriu i heronjve, djali i Enver Zymberit emocionon me rrëfimin për babain

Situata me barrikadat e trazira në veri nuk është e re. Të gjitha qeveritë synonin futjen nën kontroll të tij dhe largimin e elementeve kriminal aty.

Teksa po tentohej që të sigurohej e të ruhej vendi, dikush u lëndua e dikush e pësoi me jetë në krye të detyrës.

Derisa në vitin 2011, po bëheshin përpjekje që të merreshin nën kontroll pikat kufitare, polici i njësisë speciale Enver Zymberi u qëllua me armë zjarri që i shkaktuan plagë vdekjeprurëse.

Që nga ajo ditë, familjen Zymberi nga Vushtrria e ka kapluar dhimbja.

Paralelisht me dhimbjen, familjarët ndihen edhe krenar me Enver Zymberin.

Djali i tij Sokoli teksa shikon me mall fotografinë e babait, ka thënë se shpreson që një ditë të ndjek modelin e tij.

Derisa situata aktuale është e tensionuar dhe e ngjashme me atë kur iu vra babai, djali i heroit Zymberi ka edhe një mesazh në kohën kur po sulmohen policët që kryejnë detyrën e tyre./Kanal 10

https://www.youtube.com/watch?time_continue=96&v=rcP2ELN07bE&feature=emb_title