Veriu i bllokuar qe dhjetë ditë, kështu ishte situata gjatë natës

Tash e dhjetë ditë, rrugët që çojnë për në pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak, janë të bllokuara nga qytetarët serbë, të cilët po kundërshtojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin në targa.

Ata kanë bllokuar rrugët me kamionë dhe vetura, ndërkohë që kanë vendosur edhe tenda për të qëndruar aty.

Nata e fundit, sipas mediave lokale në veri, ka kaluar pa incidente.

Anëtarët e Njësisë Speciale Operative të Kosovës po qëndrojnë në këto pika, ndërkohë që është shtuar edhe prania e pjesëtarëve të KFOR-it.