Vera Ora publikon fotografi me veshje tradicionale

Rita Ora tërhoqi vëmendjen e opinionin ndërkombëtar me veshjen e përzgjedhur në videoklipin e këngës “Bang”.

Shqiptarja e famshme në xhirimet e videos muzikore të bashkëpunimit me Imanbek, kishte zgjedhur veshje tradicionale, të cilat u përfolën shume.

Me po këtë përzgjedhje, Rita e kishte uruar edhe përvjetorin e 13-të të Pavarësisë së Kosovës.

Ndërsa kësaj radhe, nëna e saj, Vera Ora, ka zgjedhur të publikojë disa fotografi në rrjetet sociale, në të cilat ka pozuar me veshje tradicionale.