Vera Ora publikon foto me bikini, Rita ka disa fjalë për të

Vera Ora ka publikuar një fotografi të re në bikini, të cilën e realizoi në kuadër të kampanjës së saj të re

Ajo ka bashkëpunuar sërish me Melissa Odabash”, ndërsa vajza e saj, Rita u shpreh krenare për të.

“Kjo është nëna ime. Shumë krenare. Jam shumë krenare”, ka shkruar këngëtarja sipër imazhit të së ëmës.

Përgjatë këtyre ditëve të nxehta, Vera ka publikuar mjaft shpesh fotografi bikini.

Ajo ka shkruar se po i bën këto postime në shenjë përkrahje për gratë e prekura nga kanceri i gjirit, sëmundje kjo me të cilën ishte përballë edhe vetë Vera.

Ajo kishte treguar se ka modeluar për një bamirësi si ambasadore e disa grave që kanë hapur qendra përkrahëse për gratë që përballen me këtë sëmundje.

Prindërit e Ritës së fundi kanë pushuar në bregdet, ndërsa tani i janë kthyer punës në profesionet e tyre.

loading…