Veprimtari e fajdes në Lipjan, ka të arrestuar nga policia

Një person është arrestuar në qytetin e Lipjanit, nën dyshimin e ushtrimit të veprimtarisë së ‘fajdes’.

Rasti ka ndodhur në fshatin Resinovc, ku edhe është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit në të cilin janë gjetur dëshmi të ndryshme, që ndërlidhen me veprën penale.

Ndryshe, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.