Veprimi i saj për tu admiruar, tërhiqet vetë nga programi Valentina e “Love Story”

Njëra nga konkurrentët e këtij emisioni ka befasuar me veprimin e saj.

Në edicionin e djeshëm të “Love Story”, njëra nga vajzat bëri veprimin që asnjëra se ka bërë që nga fillimi i emisionit.

Ishte Valentina, ajo e cila befasoj me të papriturën duke u larguar nga programi për shkak se nuk është përshtatur me Saimirin. Ishte paksa e çuditshme duke e ditur konkurrencën mes vajzave të cilat duan me çdo kusht të vazhdojnë pjesëmarrjen në emision.

Gjesti i saj u duartrokit nga të gjithë pasi që hoqi dorë duke u treguar e sinqertë. Pas kësaj, Valentina qenka larguar edhe nga rrjetet sociale duke mbyllur Instagramin personal.

Ndryshe, Valentina ishte një nga vajzat e cila pretendohej se do ketë lidhje serioze me Saimirin pasi që kishin kaluar shumë mirë në takimin e parë.

Rikujtojmë se për dallim nga vajzat e tjera që i largon protagonisti kryesor i këtij emisioni i cili merr edhe kritika në fund nga vajzat që largon, Valentina i bëri të kundërtën duke u tërhequr vetë.