Venezuela në terr

Venezuela është përballur me ndërprerje të energjisë elektrike, e raportuar kjo nga Agjencia e Lajmeve Reuters që bazohet në disa dëshmitarë.

Presidenti i kontestuar, Nicolas Maduro ka fajësuar shumë shpejt një “neglizhencë” në një digë hidro-eletrike që siguron pjesën më të madhe të energjisë në këtë vend.

Ndërprerjet e energjisë janë të shpeshta në Venezuelë, vend në të cilin ekonomia është duke u përballur me inflacion tejet të lartë, si dhe ka zvogëlime të mëdha të ushqimit dhe ilaçeve.

Kritikët kanë thënë se korrupsioni dhe mungesa e investimeve kanë lënë këtë shtet pa sistem funksional të energjisë elektrike, derisa Maduro ka thënë se problemet janë krijuar me qëllim nga armiqtë politikë.

Si pasojë e kësaj gjendjeje, rrugët janë mbushur me njerëz në Karakas. Shumë venezueljane thane se do t’iu duhet të ecin në këmbë me orë të tëra, pasi sistemi i metrove nuk ka funksionuar dhe autobusët kanë qenë plot.

Situata në Venezuelë është tensionuar pasi lideri opozitar, Juan Guaido, është njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe një varg i shteteve perëndimore si president i përkohshëm, ndërsa Mauduro që është betuar në mandatin e dytë muaj më parë, refuzon të largohet nga pushteti.