Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka njoftuar se ka ndërprerë të gjitha marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka pranuar si “president të përkohshëm”, Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të kontrolluar nga opozita, Juan Guaido.

Maduro, përmes një adresimi të mbajtur para mbështetësve të tij të mbledhur para Pallatit Presidencial kundër protestave të zhvilluara nga opozita në kryeqytetin Karakas, ka konfirmuar se vendi i tij ka ndërprerë të gjitha marrëdhëniet me SHBA-në.

Ai e ka akuzuar SHBA-në se po organizon grusht-shtet kundër qeverisë legjitime në Venezuelë dhe i ka dhënë 72 orë afat të gjithë diplomatëve amerikanë të largohen nga prej këtij vendi.