Venediku nën ujë, alarm në tërë Italinë (FOTO/VIDEO)

5 persona u shpallën të vdekur dhe 2 humbur nga furtuna dhe rrëbeshat e forta të shiut që kapluan të hënën Italinë.

Kryetarja e Romës ka urdhëruar mbylljen e shkollave dhe për ditën e nesërme në të gjithë territorin e kryeqytetit italian.

Era ka patur një shpejtësi që ka arritur deri në 100 kilometra në orë.

Zonat e goditura nga furtuna janë Liguria, Roma, Napoli, Venediku, Trentino dhe disa qytete tjera të Italisë.

Por më keq e parti qyteti turistik i Venecias i cili u vërshua nga uji.

Tre të katërtat e qytetit janë nën ujë pasi erërat e forta ngritën nivelin e ujit duke shkaktuar përmbytje në 70% të zonave të saj historike.

Niveli i ujit ishte më i larti që nga dhjetori i 2008-s, sipas statistikave të Venecias.

 

https://www.youtube.com/watch?v=7byuOqF07j4