Sot, në Kishnarekë të Drenasit, u bë zbulimi i Pllakës në nderim të njëres nga figurat kryesore të organizimeve për liri, Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Azem Syla, “Komandant DAJA”.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka ndarë disa momente të kaluares së bashku me komandatin e luftës Azem Syla.

“Sot, të këtë ditë të shënuar, nuk mund t’i përshkruajmë të gjithë emrat e aktivisteve e aktivistëve, të të gjithë atdhetarëve për lirinë e Kosovës dhe ta përshkruajmë tërë historinë e okupimit shekullor nga regjimi jugosllav.Sepse, na duhet të flasim për torturën e pandalshme shekullore kundër Drenicës dhe Kosovës, në kohën e Azem Bejtës, në kohën e Shaban Polluzhës, demonstratave të 68-ës e 81-ës dhe viteve ’90-ta, për Epopenë e UÇK-së me Komandantin legjendar, Adem Jasharin”, ka shkruar ai.

Lladrovci ka thënë se kjo  shtëpi  ka qenë qëndrese, rezistence dhe përkushtimi atdhetar për çështjen kombëtare.

” Por, ne do të ndalemi te kjo shtëpi, e cila për më shumë se një shekull, ishte shtëpi qëndrese, rezistence dhe përkushtimi atdhetar për çështjen kombëtare, luftën çlirimtare, shtetformimin e shtetndërtimin”, ka shkruar tutje Lladrovci.

Në këtë organizim të Shoqatës së të burgosurve politikë dhe Shoqërisë Lëvizja, përveç qytetarëve morën pjesë edhe figura të larta kombëtare dhe politike.

I pranishëm ishte edhe Ali Ahmeti, ish-përfaqësues politik i UÇK-së.

Postimi i plotë: